Dogana e Kosovës ka publikuar raportin përmbledhës për zbatimin e masave të reciprocitetit për periudhën 01-26 prill 2020, me ç’rast bën të ditur se për këtë periudhë ka mbledhur nga taksat mbi 1 milion euro.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se fillimisht Dogana e Kosovës ka bërë plotësimet dhe ndryshimet e nevojshme në sistemin ASYCUDA Ëorld dhe po ashtu në Tarifën e Integruar të Kosovës (TARIK), si dhe duke marrë në konsideratë pikat 1.1 dhe 1.2 të vendimit të Qeverisë të cilat ndërlidhen me dokumentet dhe certifikatat fitosanitare dhe atyre veterinare, kompetencë e AUV-së, gjatë zbatimit të vendimit të lartë cekur i ka kushtuar rëndësi të veçantë kontrollit të dokumentacionit doganor që përcjellin mallrat me qëllim të sigurimit që emërtimet e përdorura të jenë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
E gjithashtu bëhet e ditur se një maune serbe ishte kthyer prapa për në Serbi.
“Në të gjitha rastet ku është vërejtur ndonjë emërtim apo denominim provokues mallrat janë kthyer mbrapa në Serbi dhe nuk janë lejuar të importohen dhe të zhdoganohen në Kosovë. Gjatë kësaj periudhe është evidentuar një rast i tillë dhe mauna së bashku me mallrat është kthyer në Serbi”, thuhet në komunikatë.
Kosova ka importuar nga Serbia mallra në vlerë mbi 12 mijë euro.
“Gjatë periudhës raportuese nga Serbia janë importuar mallra në vlerë prej 12.4 milionë euro. Importet e lëndës së parë kapin vlerën prej 3.5 milionë euro”, thuhet në komunikatë.
Kurse Kosova ka eksportuar në Serbi mallra në vlerë prej 0.7 milionë euro.
10 mallrat me vlerën më të lartë të eksportuara në Serbi janë:
Mana të tjera
Manaferra të buta
Linjit
Dogana konfirmon se nga importi i mallrave të importuara nga Serbia janë mbledhur taksa në vlerë prej 1,069,441.89 euro sipas kategorive në vijim:
1,983.47 Euro nga Dogana;
67,281.85 Euro nga akciza;
1,000,090.17 Euro nga TVSH;
86.40 Euro nga Taksa MP.
“Importi nga Serbia sipas llojit të mallrave është: grurë, misër për farë, miell prej gruri të zakonshëm, ushqime për kafshë, preparate jorefrakatare sipërfaqësore për fasada, mure të brendshme, dysheme, tavane, spango lidhëse apo ambalazhuese, kontejnerë prej alumini me kapacitet më pak se 50 litra, pllaka, fleta, filma prej plastike, celularë, kuti, kasat senduiqët dhe artikuj të ngjashëm të plastikës, paleta të tjera prej druri si dhe tuba me skesion katror ose trekëndësh”, thuhet në komunikatë.
Por, gjithashtu ka pasur edhe sfida që janë identifikuar gjatë zbatimit të reciprocitetit.
Nga të dhënat në terren dhe atyre të mbledhura nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit janë hasur problemet në vijim për të cilat është njoftuar MEPTINIS: Gjatë datave 21 dhe 22 prill pala serbe në mënyrë sporadike nuk ka lejuar kalimin e maunave me mallra nga Kosova në Serbi apo edhe atyre të zbrazët përmes PKK-ve në Merdare, Jarinje dhe Bërnjak. Pas reagimit të instancave përkatëse qeveritare pranë BE-së këto masa janë tërhequr nga pala serbe dhe nuk ka raportime për përsëritjen e tyre”, thuhet në komunikatë.
Gjithashtu konfirmohet se Serbia ka pranuar maunat kosovare me vula doganore të Doganës së Kosovës.
“Gjersa rastet e kthimit të transportueseve nga pala serbe në PKK-të e lartë cekura ende vazhdojnë për maunat me regjistrim të Serbisë dhe maunave me regjistrim të vendeve të tjera të cilat duan të dalin nga Kosova. Sa i përket zbatimit të marrëveshjes për vulat doganore, nuk është prezantuar te Dogana ndonjë informacion se pala serbe ka kthyer maunat për shkak të vulave doganore të Doganës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.