Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se prej datës 8 maj nga ora 8:00 deri 18:00 dhe më 9 maj në po të njëjtën orë, do të mbyllet për qarkullim segmenti i Autostradës “Ibrahim Rugova”, kyçja Prizren Veri dhe Suharekë.
“Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit, njofton se për nevoja të Operatorit te Sistemit ,Transmisionit dhe Tregut KOSTT për vendosjen e shtyllave përgjatë korridorit të Autostradës, “Ibrahim Rugova”- R7, do të mbyllet për qarkullimin e të gjitha automjeteve segmenti i Autostradës kyçja Prizren Veri – kyçja Suharekë”, thuhet në njoftim.
“Mbyllja e segmentit të Autostradës kyçja Prizren Veri – kyçja Suharekë, do të bëhet sipas orarit në vijim: Datë: 08.05.2020, ora 08:00 – 18:00, dhe datë: 09.05.2020, ora 08:00 – 18:00”, theksohet në njoftimin e MIA.
MIA, gjithashtu kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, që të shfrytëzojnë rrjetin e rrugëve nacionale dhe rajonale gjatë kësaj periudhe kohore.
“MIA kërkon mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion”, përfundon njoftimi.