14 kompani të natës janë dënuar më shumë se 4 milionë euro nga AKK-ja, pas hulumtimit disa mujor për dyshimet lidhur me kurdisjen e çmimeve.
Këtë vendim sot gjatë ditës e ka kundërshtuar kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Bejrani.
Përmes një reagimi naftarët e kanë quajtur këtë vendim arbitrar, derisa kanë deklaurar se nuk ka pasur asnjëherë marrëveshje mes tyre për çmimet.
“Shoqata e Naftarëve të Kosovës kundërshton fuqishëm vendimin e AKK për shqiptimin e masave ndëshkuese administrative ndaj 14 kompanive të derivateve të naftës, duke e cilësuar si vendim arbitrar. Shoqata, fuqishëm deklaron se nuk ka patur asnjëherë marrëveshje për çmimin e naftës në mes të operatorëve të këtij sektori dhe se marrja e këtij vendimi është e bazuar kryesisht në insinuata’, shkruhet në reagim.