Në Deçan sekuestrohen mish e suxhuk që s’mund të konsumohen, një i arrestuar

Në Deçan dje është arrestuar një burrë me dyshimin se në lokalin e tij mbante mish dhe suxhuk, që nuk i dihet prejardhja dhe që nuk i plotëson kushte për konsumim.

Këtë e bën të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, transmeton KOHA.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit nga inspektorët komunal dhe njësitë përkatëse policore, në lokal i janë gjetur mish dhe suxhuk, që nuk i dihet prejardhja dhe që nuk i plotëson kushte për konsumim”, thuhet në njoftim.

Reklama e sponzorizuar

Tutje bëhet e ditur se sasia e produkteve të mishit janë sekuestruar nga inspektorët dhe të njëjtit janë dërguar në lokacionin e dedikuar për asgjësim.

“I dyshuar është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thotë PK.