Disa biznese do të hapen këtë të hënë në Spanjë, ndërsa vendi fillon “fazën zero” të heqjes së kufizimeve të koronavirusit.
Pas tetë javësh izolimi të rreptë që kur u shpall gjendja e jashtëzakonshme në mbarë vendin në 14 Mars, procesi i tranzicionit në Spanjë do të jetë gradual.
Të katër fazat do të përcaktohen nga një “seri treguesish, siç janë kapacitetet strategjike të disponueshme në sistemin e kujdesit shëndetësor”, thonë zyrtarët.
Disa nga këta tregues përfshijnë aftësinë për të testuar dhe identifikuar burimet e virusit dhe aftësinë për ta izoluar dhe kontrolluar atë.
Në një kontekst tjetër: Ministria e Shëndetësisë në Spanjë tha se një tjetër çelës për rihapjen e ekonomisë është disponueshmëria e shtretërve spitalorë.
Në të gjithë Spanjën, maskat do të jenë të detyrueshme në transportin publik që nga sot.
Udhëzimet që po ndiqen nga bizneset që rihapen:
Tarracat e hotelit dhe restorantit do të jenë në gjendje të operojnë me 50% të kapacitetit, por do të duhet të pastrojnë dhe dezinfektojnë tavolinat, karriget dhe sipërfaqet e tjera, ndërmjet klientëve.
Bizneset e vogla me pakicë do të jenë të hapura për publikun me kapacitet 30%, dhe do të ofrojnë shërbim parësor për njerëzit mbi 65 vjeç.
Do të kërkohet nga dyqanet e rrobave të dezinfektojnë zonat e përshtatshme, dhe “higjenën e çdo veshje përpara se klientët e tjerë të kenë qasje në të.”
Bizneset janë përgjegjëse për sigurimin e pajisjeve mbrojtëse personale për punonjësit e tyre./CNN