Nga 8 të infektuarit e shtrirë me koronavirus në Infektivë, 2 në gjendje kritike

Në Klinikën Infektive, QKUK, sot më 27 maj janë të hospitalizuar 10 pacientë, prej tyre të infektuar me koronavirusin Covid -19 janë gjithsej 8 pacientë.

Në raportin ditor të publikuar nga QKUK, prej tyre 2 janë në gjendje kritike.

Nga 8 pacientët me Covid 19:

Reklama e sponzorizuar

• 4 raste janë në gjendje stabile.

• 2 raste po trajtohen në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive

• 2 raste janë në Repartin e Mjekimit Intensiv (një rast është në gjendje kritike, si dhe vazhdon trajtimin një paciente e cila ka rezultuar negativ në testimet e fundit për Covid 19).

Në repart vazhdon trajtimin 1 pacient, i cili ka rezultuar negativ në testimin e fundit për Covid-19.