Nis shpërndarja e pagesave për përfituesit e ndihmave sociale

Posta e Kosovës ka njoftuar se ka filluar me shpërndarjen e pagesave për qytetarët përfitues të skemës së ndihmës sociale mujore në vlerë prej 130 euro, nga Masa Nr.15 e Pakos Fiskale Emergjente e Qeverisë së Republikës së Kosovës në këtë kohë pandemie.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Posta ka apeluar te qytetarët që të respektojnë rregullat e gjendjes emergjente shëndetësore, orarin e lëvizjes dhe mbajtjen e distancës fizike prej 2 metra me njëri-tjetrin, gjatë marrjes së shërbimit në sportelet tona.

Reklama e sponzorizuar

“Falënderojmë gjithë punonjësit tanë që me përkushtim të lartë në këtë kohë pandemie, po kryejnë me efikasitet shërbime qytetarëve në zyrat postare në të gjitha regjionet e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.