Një rast me koronavirus të enjten në Kosovë

Vetëm një rast me koronavirus është shënuar të enjten në Kosovë. Këtë e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Sipas njoftimit, rasti është nga Komuna e Vushtrrisë.

IKSHPK njofton se të enjten janë testuar 145 mostra të marra nga Klinika Infektive, të cilat ishin kontakte të rasteve në terren.

Reklama e sponzorizuar

“Nga data 08 shkurt deri më 21 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 12.551 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.004 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim.