Prokuroria e Shtetit i ka nisur hetimet të enjten, pas akuzave të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi të një nate më parë rreth hyrjes në dhomën e përgjimeve të PTK-së të kryeministrit, zv.kryeministrit dhe u.d të ministrit të Brendshëm.
Në një përgjigje për KOHËN është bërë e ditur se prokuroria ka nisë me grumbullimin e informatave.
“Ju njoftoj se Prokurori i Shtetit është në fazën e grumbullimit të informatave për të vërtetuar nëse ekzistojnë elementet e veprës penale, që ndiqet sipas detyrës zyrtare”, ka thënë zëdhënësi i prokurorisë, Ekrem Lutfiu.
Thaçi të mërkuren ka bërë akuza të rënda ndaj Kurtit, Abazit dhe Sveçlës.
“Albin Kurti, Haki Abazi dhe Xhelal Sveçla kanë vizituar dhomën e përgjimeve dhe kanë kryer vepër penale, duke i ndalur kamerat. Ata aty kanë qëndruar për tri ditë”, ka thënë Thaçi.