Ambasada e Kosovës në Gjermani ka njoftuar se nga Aeroporti i Stuttgartit sot kanë riatdhesuar edhe 147 shtetas të Kosovës nga të gjitha landet e Gjermanisë.
Në njoftimin e ambasadës, në faqen zyrtare në Facebook, thuhet se kjo u bë me organizimin e Ambasadës së Kosovës në Berlin dhe Konsullatave të Përgjithshme në Frankfurt, Düsseldorf, Hamburg, Munih dhe Stuttgart.
“Deri më sot, Misioni Diplomatik i Kosovës në Gjermani si pasojë e mbylljes së kufijve nga COVID- 19 në bashkëpunim me Institucionet në Kosovë ka arritur të riatdhesojë mbi 360 shtetas – raste emergjente dhe me nevoja të posaçme”.
Njoftimi i plotë:
“Sot nga Aeroporti i Stuttgartit me organizimin e Ambasadës së Kosovës në Berlin dhe Konsullatave tona të Përgjithshme në Frankfurt, Düsseldorf, Hamburg, Munih dhe Stuttgart kemi riatdhesuar edhe 147 shtetas të Republikës së Kosovës nga të gjitha landet e Gjermanisë.
Deri më sot, Misioni Diplomatik i Kosovës në Gjermani si pasojë e mbylljes së kufinjve nga Covid 19 në bashkëpunim me Institucionet në Kosovë ka arritur të riatdhesojë mbi 360 shtetas – raste emergjente dhe me nevoja të posaçme.
Falenderimet e posaçme në këtë angazhim shkojnë tek diplomatët tanë, Qendrat Emergjente të Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Punëve të Brendshmme, Ministrisë së Infrastrukturës dhe sidomos Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Kemi kërkesa edhe nga qindra shtetas për kthim. Jemi duke punuar që të koordinohemi dhe riatdhesojmë të gjithë ata që kanë raste urgjente- në koordinim dhe me aprovim të Qendrave emergjente në Prishtinë dhe hap pas hapi.