Rikthehet gjendja e jashtëzakonshme në dy qytete kineze për shkak të COVID-19

Autoritetet kineze kanë vendosur një ndalim udhëtimi dhe një gjendje të jashtëzakonshme në dy qytete në veri-lindje të Kinës, për shkak të rasteve të reja të infeksionit nga koronavirusi, të cilat kanë shkaktuar shqetësim se vala e dytë e epidemisë ka filluar të përhapet.

Të paktën pesë raste të reja u konfirmuan dje në Wuhan, epiqendra e epidemisë nga e cila virusi filloi të përhapet, transmeton tch raportimet.

Autoritetet në qytetin Jilin, rreth 1.800 kilometra larg nga Wuhan, njoftuan ndalime të reja udhëtimi pasi gjashtë raste të reja të Covid-19 u konfirmuan të martën, pesë prej të cilave erdhën nga qyteti fqinj Shulan.

Reklama e sponzorizuar

Edhe në Shulan, një qytet me rreth 700.000 banorë, ngritën masa urgjente në një nivel më kufizues gjatë fundjavës, pasi 14 raste të reja u konfirmuan vetëm shtatë ditë pasi Pekini zyrtar njoftoi se niveli i rrezikut ishte i ulët në të gjitha provincat kineze.