Serbia do të hapë kufijtë me Shqipërinë, por jo me Kosovën, Konjufca e quan qasje diskriminuese

Ministri në detyrë, i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca ka thënë se hapja e kufijve për shtetet fqinje duke përjashtuar Kosovës është qasje diskriminuese.

Konjufca ka shkruar në Twitter se qeveria e Kosovës e dënon qasjen e tillë të Serbisë karshi Kosovës, raporton Gazeta Express.

“Qeveria e Kosovës dënon qasje e pabarabartë dhe diskriminuese të Serbisë ndaj Kosovës. Serbia ka hapur kufijtë për qytetarët e vendeve të regjionit por jo për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Konjufca.

Reklama e sponzorizuar

Serbia do të hapë kufijtë për lëvizjen e njerëzve plotësisht nga 1 qershori për katër vende, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Bosnje e Hercegovinën dhe Shqipërinë edhe pse nuk kufizohet me këtë të fundit.