Serbia ka vendosur të rihapë kufijtë e saj, pas mbylljes së tyre prej 15 marsit për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Por pas një përmirësimi të situatës shëndetësore, qeveria vendosi të enjten “të rihapë pikat kufitare dhe të lejojë hyrjen e lirë të të gjithë njerëzve në Republikën e Serbisë, pa një test të detyrueshëm të koronavirusit dhe miratimin e komisionit,” thuhet në një deklaratë zyrtare.
Serbia gjithashtu kishte mbyllur restorantet, kafenetë, shkollat dhe kopshtet. Por këto masa janë hequr dhe tani njerëzve u kërkohet vetëm të mbajnë distancë sociale dhe të përdorin maska në publik.
Që kur Seribia filloi kufizimet në mars, qytetarët që ktheheshin nga jashtë duhet të sillnin një test negativë të Covid-19, jo më të vjetër se 72 orë ose do të qëndronin në karantinë për dy javë. Gjithashtu të hujat lejoheshin të hynin në territorin serb vetëm nëse vërtetoheshin nga një komision qeveritar dhe testoheshin negativë.
Të gjitha këto masa tani nuk vlejnë më. Deri më tani Serbia ka regjistruar pothuajse 11 mijë raste me Covid-19, prej të cilëve 237 persona kanë humbur jetën./AFP