”American Airlines”, një nga kompanitë më të mëdha të udhëtimit ajror në botë, postoi një humbje tronditëse të të ardhurave të tremujorit të parë për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Ulja e të ardhurave – përkundrejt 185 milionë dollarëve fitime gjatë së njëjtës periudhë të vitit të kaluar – është humbja e parë tremujore e kompanisë që nga kthimi nga falimentimi, në vitin 2013.
“Asnjëherë më parë kompania jonë ajrore apo industria jonë nuk është përballur me një sfidë kaq të rëndësishme”, tha CEO i ”American Airlines”, Doug Parker në një deklaratë.
Kompania ka ulur aftësinë e saj fluturuese me 80% në prill dhe maj dhe do ta zvogëlojë atë për 70% në qershor.