Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, të premten paralajmëroi se parashikimi për ekonominë globale dhe kërkoi nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina që të mos e rindezin luftën ekonomike mes vete, që do ta dobësonte rimëkëmbjen nga pandemia e koronavirusit.
Gjatë një konference virtuale në internet, Georgieva tha për Institutin e Universitetit Evropian se të dhënat më të reja ekonomike për shumë shtete po tregohen më negative sesa parashikimi i mëhershëm për tkurrje ekonomike prej 3 për qind gjatë këtij viti, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
“Në mungesë të zgjidhjeve të menjëhershme mjekësore, skenarë më negativë fatkeqësisht mund të ndodhin për disa ekonomi. Janë gjërat e panjohura për sjelljen e këtij virusi ato që po e mjegullojnë horizontin për parashikime”, shtoi ajo.
Parashikimi i prillit i FMN-së për tkurrje prej 3 për qind të ekonomisë globale do ta shënonte rënien më të madhe që nga Depresioni i Madh ekonomik i viteve të tridhjeta të shekullit të kaluar.
FMN-ja e ka parashikuar një rimëkëmbje të pjesshme të ekonomisë vitin e ardhshëm, por ka paralajmëruar se pasojat mund të jenë shumë më të rënda, varësisht nga rrjedha e përhapjes së virusit.