Sot kthehen kosovarët të cilët kishin mbetur në Dubai

Sot do të kthehen në vend, kosovarët të cilët, për shkak të pandemisë Covid-19, kishin mbetur në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Aeroplani me 136 persona në bord, rreth gjysma prej tyre shtetas të Kosovës, do të ateroj në aeroportin e Rinasit në Tiranë, e më pas do bëhet akomodimi i tyre.

Siç ka njoftuar, Ambasada e Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, të gjithë udhëtaret janë të obliguar të kenë me vete maska dhe dorëza.

Reklama e sponzorizuar

Ndryshe, të gjithë qytetarët që kthehen në Kosovë, janë të detyruar të qëndrojnë shtatë ditë në Qendrën e Studentëve e cila është shndërruar në karantinë, e më pas atyre iu bëhen testet për të kuptuar nëse janë prekur nga koronavirusi.