“Stuhi virale” në vjeshtë: parashikimi shqetësues i virologut gjerman

Virologu gjerman Alexander Kekule, ka paralajmëruar një “stuhi virale” në vjeshtë nëse lehtësimi i masave kufizuese bëhet shpejt dhe pa plan.

Në një intervistë për ZDF, ai tha se gjurmimi i infeksioneve nuk është i dëshirueshëm dhe se duhet një koncept i qëndrueshëm i mbrojtjes nga koronavirusi, në vend të atij “lësho-tërheq”.

Sipas Institutit Robert Koch (RKI), numri i rasteve të reja me COVID-19 në Gjermani u rrit ndjeshëm për ditën e dytë me radhë.

Reklama e sponzorizuar

Të enjten në mëngjes, u shënuan 1.284 raste të reja për 24-orëshin e fundit. Të mërkurën u regjistruan 947 raste, kurse në dy ditët paraprake 685, përkatësisht 679.

“Mirëpres dakordimin e qeverive federale, sipas të cilit, masat mbrojtëse duhet të forcohen përsëri nëse ka më shumë infeksione në një rreth ose qytet”, ka thënë drejtori i Institutit për Mikrobiologji Mjekësore në Spitalin Universitar Halle, Kukele.

Deri më tash, në Gjermani janë shënuar mbi 168 mijë raste me COVID-19, kurse kanë vdekur si pasojë e tij, mbi 7.200.

Gjermania llogaritet ndër vendet që ka kryer më së shumti teste për koronavirus për kokë banori, por Kukele kërkon më shumë se kaq.