Një zyrtar policor në Mitrovicë është arrestuar dhe suspenduar nga puna për 72 orë pasi ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij.
Njoftimin e ka bërë Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar –zyrtar policor pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës-bashkëshortes së tij femër/kosovare. Lidhur me rastin është njoftuar IPK të cilët pas zhvillimit të hetimeve preliminare të dyshuarin e kanë suspenduar për 72 orë. Me vendim të prokurorit pas përfundimit të procedurave i dyshuari është liruar”, thuhet në njoftim.