Thaçi: Kërcënimet që vijnë nga grupi i Kurtit dhe të tjerëve duhet të ndalen urgjentisht

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook ka thënë se kërcënimet që vijnë nga grupi i Kurtit dhe të tjerëve duhet të ndalen urgjentisht.

Ai thotë se deklarimet e ushtruesit të detyrës së ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, janë të papranueshme dhe tejet të rrezikshme për demokracinë e Kosovës.

“Kërcënimi që një ushtrues detyre i ministrit të një Qeverie në dorëheqje ia bën ish-presidentit Behgjet Pacolli, lider partiak dhe aktualisht i zgjedhur i popullit në Kuvendin e Kosovës, se do të arrestohet nëse shkon në Kuvend për ta ushtruar mandatin e tij, është i papranueshëm dhe tejet i rrezikshëm për demokracinë tonë të re”, ka shkruar Thaçi.

Reklama e sponzorizuar

Ai i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës që t’i adresojë këto kërcënime dhe të marrë masa.

“Kërcënimet që vijnë nga grupi i Kurtit dhe të tjerëve duhet të ndalën urgjentisht. Kuvendi i Kosovës duhet ta adresojë këtë kërcenim dhe t’i marrë masat e nevojshme që të mbrohet demokracia në Republikën e Kosovës”, ka shkruar ai.