Sektori ndërtimor, njëri nga më të mëdhenjtë e ekonomisë së Kosovës ka pësuar rënie si pasojë e COVID-19. Faton Hoxha kryetar i Shoqatës së Ndërtimtarëve ka treguar se ndërtimi nuk ka qenë imun ndaj goditjes së pandemisë.
Hoxha thotë se çmimi që e paguajnë ndërtimtarët për koncensionin e tokave dhe rritja e pagesave për punëtorët ndërtimor kanë bërë që të mos këtë ulje të madhe të çmimit të ndërtimeve, raporton emisioni SOT në Kohavision.
Ai thotë se efekti ekonomik i COVID-19 con edhe në rënien e çmimeve.
Sipas tij, me goditjen e ndërtimit shënohet rënie edhe në pjesët e tjera.
Hoxha bën apel te ndërtimtarët për të nxjerrë çmime më të mira për toka.
Ndërsa, Valon Batusha, pronar i kompanisë së patundshmërisë “Pro Real Estate” ka thënë se ka pasur klientë me fuqi më të madhe blerëse kanë pritur që çmimet të bien edhe më shume.
Batusha rekomandon që të ulen qiratë.
Sipas tij rënie ka pasur në qira por jo në çmimet e tokave.
Afërsisht 95 për qind e bizneseve të Kosovës kanë shënuar rënie si pasojë e pandemisë.