Sipas një studimi të fundit, Zvicra është renditur në listën e 11-të në vendet më të sigurta në botë kundër koronavirusit, ndërsa sa i përket Evropës, ky shtet zë vendin e dytë, shkruan albinfo.ch.
Në top dhjetëshen e parë, si vendet më të sigurta nga pandemia Covid-19 renditet: Izraeli, Gjermania, Korea e Jugut, Australia, Kina, Zelanda e Re, Tajvani, Singapori, Japonia dhe Hong Kongu.
Ndërkaq, në dhjetëshen e dytë së bashku me Zvicrën renditet edhe Austria, Kanadaja, Hungaria, Danimarka, Holanda, Norvegjia, Belgjika e Vietnami.
Lajmi është bërë i ditur nga një studimi “Deep Knowledge Group” studim ky që është bazuar në shumë kritere, si efektiviteti i trajtimeve të administruara apo masat e ndërmarra nga qeveritë, shkruan albinfo.ch.
Nga ana tjetër, Zvicra konsiderohet edhe si një nga vendet më të mira për t’u rikthyer nga pandemia e koronavirusit. Po ashtu, studimi zbuloi se Zvicra është në një pozitë të fortë të tërhiqet nga kriza, pavarësisht të prekurve mbi baza për banorë.