Vetëm një rast i ri pozitiv me koronavirus në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri ka rezultuar vetëm 1 rast pozitiv me koronavirus në Tiranë, nga 177 testime të kryera për të dyshuar të prekur me COVID-19, ndërsa të shëruar janë 15 qytetarë.

Instituti i Shëndetit Publik në Shqipëri njofton se në Spitalin Infektiv, gjendja paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 15 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre në terapi intensive, ndërsa prej më shumë se dy javësh nuk ka asnjë vdekje.

Reklama e sponzorizuar

“Deri më sot janë kryer rreth 13 mijë testime dhe janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 949 qytetarë. Prej tyre, rreth 78% janë të shëruar. Në vendin tonë aktualisht janë 176 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër”, tha doktoresha Adela Vasili.

Ajo theksoi se edhe pse situata paraqitet e kontrolluar, qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar distancimin fizik, duke ruajtur higjienën personale dhe duke shmangur vizitat tek të afërmit.