Anëtari i Komisionit për Ekonomi Hekuran Murati nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se si grup parlamentarë do të iniciojnë themelimin e një komisioni hetimor ndaj bordit të ZRrE-së.
“Temat që u shqyrtuan kishin të bëjnë kryesisht me raportin vjetorë, funksionimin e ZRrE-së dhe detyrat e tyre si bord në raport me kryerjen e detyrave të tyre në interes të interesave të publikut.
Çka vrehet është tendenca e tyre në shumicën e rasteve që bordi mos me i mbrojt interesat e publikut por të disa kompanive private në veqanti, nuk besoj që reflekton mirë në kryerjen e detyrave të tyre si bord siq parashihet me ligj.
Kemi duke filluar prej praktikave grabitqare që zbatin ta zëmë kompania KEDS sa i përket kyqjeve të bizneseve ku bizneset detyrohen të paguajnë dhjetra mijra euro e përveq pageses që e bëjnë detyrohen të blejnë paisjen e trafove për tu kyqur në rrjet, përndryshe nuk kyqen në rrjet.
Kjo është një praktikë grabitqare ndaj bizneseve dhe një shantaz, poashtu u diskutu edhe liberalizimi i tregut problem që është më tepër strukturorë për shkak se rezulton që prej privatizimit të KEDS-it, ku në të njejtën kohë janë privitarizuar edhe distribuzicioni dhe rrjeti i shpërndarjes, tash ka probleme edhe me liberalizim të tregut gjë që na shkakton probleme edhe me integrimin në tregun rajonal evropian”. tha Murati.
Pas mbledhjes së komisionit, Muratit tha se krejt këtë po e bëjnë për të parë se sa Bordi është në mbrojtje të interesave të qytetarëve apo të grupeve të caktuara të interesit me disa nga vendimet që i kanë ndërmarrë kohët e fundit.
“Për të gjitha këto mendoj se ne si grup parlamentarë do të shtyejmë përpara formimin e një komisioni hetomorë në mënyrë që ti shkojmë deri në fund kësaj çështje dhe ta bëjmë një vlerësim të punës së bordit, të shihet se të të vërtetë nëse po e zbatojnë ligjin apo ka edhe devijime prej ligjit” u shpreh Murati, raporton EO.