52-vjeçari nga Istogu, viktima e 41-të nga koronavirusi në Kosovë

Ka shkuar në 41 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë.

Sipas një njoftimi nga Ministria e Shëndetësisë, pasditen e së enjtes, në Qendrën e Mjekësisë Sportive në QKUK ka vdekur pacienti me inicialet Sh.Sh. (1968) nga Istogu.

Në njoftim theksohet se ai ishte pranuar në Njësinë Intensive në Qendrën e Mjekësisë Sportive më 23 qershor, si transfer nga Klinika Infektive.

Reklama e sponzorizuar

Deri tash në Kosovë janë regjistruar 2363 raste me COVID-19, prej të cilëve 1171 janë shëruar.