9 të vdekur dhe 162 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Coronavirus economic impact

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore janë konfirmuar 162 raste të reja me koronavirus nga gjithsej 778 testime të realizuara.

Gjatë kësaj periudhe kanë vdekur 9 persona me koronavirus, prej tyre tre nga Shkupi, një nga Prilepi, dy nga Tetova, një nga Struga, një nga Velesi dhe një nga Gostivari, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar pesë pacientë të shëruar: dy nga Shkupi, dy nga Prilepi dhe një nga Tetova.

Reklama e sponzorizuar

Maqedonia Veriore ka gjithsej 4057 raste me COVID-19, prej tyre 1710 të shëruar dhe 188 të vdekur.

Aktualisht janë 2159 raste aktive me koronavirus, derisa nga fillimi i pandemisë janë kryer 43.040 teste për COVID-19./kp