Administrata Tatimore: Të ardhurat për muajin maj janë rritur për 4.5 milionë euro

Administrata Tatimore e Kosovës

Duke pasur parasysh se gjatë muajve mars dhe prill, ka pasur rënie të të ardhurave si pasojë e pandemisë, në muajin maj 2020 ka rikthim të trendit rritës të të ardhurave tatimore.

“Vlen të theksohet se inkasimi i të ardhurave nga fillimi i këtij viti deri më 18 mars 2020 ka qenë në përputhje me planifikimet e parapara, mirëpo pas kësaj date është vërejtur një trend i uljes së të të ardhurave,  duke pas parasysh efektet që ka dhënë COVID 19, si dhe vendimet për shtyrje të afatit  të pagesës së detyrimeve tatimore dhe kontribute pensionale”, thuhet në kumtesën e ATK-së.

“Totali i inkasimit të të ardhurave për periudhën janar-maj 2020 është 186.1 milion euro, ndërsa, vetëm për muajin maj inkasimi i të ardhurave në raport me planin është për 4.5 milionë euro apo 13% më shumë”.

Reklama e sponzorizuar

“Kujtojmë se ATK nga data 12 mars 2020, pas vendimit të Ministrisë së Financave dhe Transfereve ka ndihmuar Qeverinë e Republikës së Kosovës me masat për parandalim të corona virusit,  duke pranuar denoncime nga qytetarët dhe kryerje të inspektimeve të bizneset, të cilat kanë keqpërdoruar situatën e krijuar nga COVID 19 për të rritur çmimet e artikujve bazikë ushqimorë dhe shëndetësor. Andaj, në mënyrë që të zbatohet në përpikëri ky vendim,  ATK ka ulur në minimun aktivitetet e rregullta sipas Planit të Punës për vitin 2020”.