Ish-ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi nga sot do të jetë pjesë e kabinetit qeveritar të kryeministrit Avdullah Hoti.
Gashi është emëruar në pozitën e këshilltarit politik të kryeministrit Hoti.
“Ju njoftoj që nga sot kam filluar angazhimin tim si Këshilltar Politik i Kryeministrit Hoti. Falënderoj KM Hoti dhe Kryetarin Mustafa për besimin e dhënë”, ka shkruar Gashi në Facebook.