BE-ja hap nesër kufijtë për 14 vendet e sigurta nga koronavirusi

Bashkimi Evropian ka përcaktuar 14 vende, të klasifikuara të sigurta qytetarët e të cilëve do të lejohen të udhëtojnë drejt bllokut duke nisur nga 1 korriku, pavarësisht pandemisë.

Nga kjo listë përjashtohet Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, ndërsa Serbia dhe Mali i zi janë konsideruar vende të sigurta.

Të përjashtuara si vende të pasigurta janë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Brazili, dhe Kina. Lista me vendet e sigurta, e cila ende mund të ndryshojë, përfshin: Alegjerinë, Australinë, Kanadanë, Gjeorgji, Japoni, Mal i zi, Marokun, Zelandën e Re, Ruandën, Serbinë, Korën e Jugut, Tajlandën, Tunizinë dhe Uruguain. Bashkimi Evropian është i gatshëm të përfshijë edhe Kinën në listën e vendeve të sigurta nëse edhe qeveria kineze do të bjerë dakord për një marrëveshje reciprovle për udhëtarët nga Bashkimi Evropian.

Reklama e sponzorizuar

Kontrollet në kufi mes vendeve të Bashkimit Evropian janë hequr për qytetarët e BE-së që udhëtojnë brenda bllokut. Edhe qytetarët e Britanisë do të trajtohen njësoj si vendet e BE deri në fund të periudhës së tranzicionit të Brexit më 31 dhjetor. Ndërkohë, procedurat për të zyrtarizuar listën përfundimisht do të përfundojnë ditën e sotme.