Bilanci i COVID-19 në Kosovë: Mbi 600 raste aktive në vend

Nga data 8 shkurt deri më 15 qershor në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 18.915 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.615 raste, me gjithsej 33 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Ndërsa, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 963 raste që do të thotë se raste aktive në vendin tonë janë 619 raste.

Mbrëmë është shënuar numri më i lartë i rasteve të reja në një ditë ku janë regjistruar 129 raste dhe 10 të shëruar.

Reklama e sponzorizuar

Kjo ka bërë që IKSHPK t’i drejtohet qytetarëve që të respektojnë të gjitha rekomandimet, ndryshe vendi rrezikon të kthehet në pikën zero.

IKSHPK kujton se lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë me mbajtjen e distancimit fizik dhe mbajtjen e maskave në vendet publike.