Ministri i deritanishme në detyrë i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi, dje ka vizituar Administratën Tatimore të Kosovës, me ç ‘rast është takuar me menaxhmentin e këtij institucioni
Ai ka falënderuar Drejtorin e Përgjithshëm të ATK-së Ilir Murtezajn, si dhe gjithë stafin e ATK-së për bashkëpunimin e treguar në ecjen përpara të proceseve të punës, e veçanërisht për bashkëpunimin gjatë periudhës së pandemisë.
Bislimi tha se ATK ka pasur një rol kyç, në mbështetje të implementimit të masave të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Ish-ministri i MFT-së tha se administrata tatimore për gjatë kësaj periudhe sa kam qenë në detyrën e Ministrit të Financave dhe Transfereve, por edhe më herët ka bërë një punë tejet profesionale, e cila padyshim që ka reflektuar dhe do të vazhdoj të reflektoj në zhvillimin e vendit tonë.