Blerim Kuçi sot e ka pranuar detyrën e ministrit të Ambientit, nga ish ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku.
Përmes një komunikate drejtuar mediave, Ministria ka njoftuar se Abdixhiku e ka informuar Kuçin lidhur me ecurinë e projekteve që janë duke u realizuar, investimet ndërkombëtare që janë gati për të filluar implementimi, arritjet, sfidat dhe tema të tjera me rëndësi në fushat që mbulohen nga ky dikaster.
“Kuqi e falënderoi Abdixhikun për punën e mirë në udhëheqjen e këtij dikasteri dhe shprehu vendosmërinë për realizimin e punëve të mira edhe më tutje”, thuhet në komunikatë.