Brazili shënon mbi 46,000 raste të reja të koronavirusit

Ministria e Shëndetësisë e Brazilit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar 46,860 raste të reja të koronavirusit.

Në këtë mënyrë, rastet e reja e çuan në 1,274,974 numrin e përgjithshëm të personave të infektuar me Covid-19 në shtetin më të madh të Amerikës Jugore.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan 990 të vdekur nga sëmundja e re, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

Reklama e sponzorizuar

Sao Paulo, rajoni me popullsinë më të madhe në Brazil dhe epiqendra e përhapjes së virusit, i ka regjistruar gati 260,000 të infektuar dhe rreth 14,000 të vdekur, sipas sekretarit shtetëror të Shëndetësisë.

Rio de Janeiro i ka shënuar mbi 108,000 persona të infektuar dhe së paku 9,500 viktima.

Pavarësisht përhapjes së madhe, presidenti Jair Bolsonaro vazhdimisht ka bërë thirrje për largimin e masave kufizuese me arsyetimin se ato janë duke e dëmtuar shumë ekonominë.