Cilat janë benefitet e të pasurit llogari bankare?

Llogaria bankare është llogari financiare që mirëmbahet nga banka për klientin. Në Kosovë janë të licencuara 10 banka komerciale, të cilat ofrojnë llogari bankare për klientët. Sa i përket llogarive, janë edhe disa detaje tjera që ndoshta nuk i keni ditur. Shembull numrat e llogarive bankare në Kosovë kanë 18 numra të ndryshëm, 2 numrat e parë  identifikojnë bankën, numrat e radhës rajonin ose qytetin, dhe në fund numrat identifikojnë llogarinë.

20        11  0000 12345678

Pse na duhet një llogari bankare? Të na transferohet paga, që të  kryejmë bartje të mjeteve më të shpejta dhe më të sigurta, të mos mbajmë para të gatshme me vete për shkaqe sigurie apo arsye tjera. Mirëpo, a jemi të obliguar të kemi llogari bankare?

Reklama e sponzorizuar

Në Kosovë ekziston një rregull i pa shkruar, i cili thotë se për të marrë pagën duhet të kesh llogari bankare. Nga ana e punëdhënësit për arsye krejt të kuptueshme, kjo bëhet për shkak se është me e lehtë e realizueshme dhe më lehtë e gjurmueshme në rast të ndonjë kontrolle të  brendshme ose të jashtme.

Por çka nëse nuk dëshironi fare të keni llogari bankare? (për arsye të  shpenzimeve, informatave personale etj). Pagën mund ta merrni edhe me para të gatshme përveq nëse me politikë të brendshme të subjektit definohet që të gjitha pagat të paguhen përmes llogarisë bankare.

Por benefitet kur keni një llogari bankare janë të shumta, duke u nisur nga siguria për paratë tuaja, pagesat e lehta dhe të shpejta, kreditimi dhe shumë benefite tjera. /Buletini Ekonomik/