Ardi Shita, Ekspert Ligjor në Programin e IFC për Zgjidhje të Borxhit tha se pandemia COVID-19 mund të sjellë rritje të rasteve të falimentimit të ndërmarrjeve, por ligji i ri ka qëllim primar ruajtjen e vendeve të punës dhe riorganizimin e bizneseve për të evituar likuidimin e plotë të tyre.
Ai theksoi se ky ligj gjithashtu ofron ruajtjen e vlerës së aseteve, ku palët mund të kërkojnë që pronat jo-esenciale të biznesit të largohen nga lista e pasurive falimentuese gjatë procesit të falimentimit, në mënyrë që të ruhet vlera e tyre. Shita potencoi se ky ligj në moratoriumin e tij ka përparësi ndalimin e veprimeve ndaj ndërmarrjes ashtu që kreditori nuk mund të kërkojë përmbushje të detyruar të obligimeve të parapara në kontratë nga debitori gjatë kohës sa lënda është në proces, duke krijuar në këtë mënyrë lehtësira për rishqyrtim të planit për riorganizimin e biznesit.
Kjo punëtori virtuale u organizua nga Oda Amerikane në bashkëpunim me Programin e IFC (pjesë e Grupit të Bankës Botërore) për Zgjidhje të Borxhit në Ballkan Perëndimor dhe Pixels Productions.