Ka përfunduar mbledhja e komisionit në të cilin raportoi Inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë Burim Ramadani për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
Kryetari i komisionit Fatmir Xhelili, njoftoi se kanë rekomanduar disa ndryshime në inspektime, por thotë ai se AKI-ja nuk ka pasur inspektor për 9 muaj.
Po ashtu tha Xhelili se e meta tjetër e AKI-së që u kërkua nga deputetët ishte përmirësimi i njohurive te zyrtarët.
“Inspektori raportoi për auditimet dhe inspektimet që kanë ndodhur. Agjencioni nuk ka pasur inspektor për 9 muaj. AKI ka bërë një punë te suksesshme për vitin 2018 dhe është në përfundim raporti për vitin 2019 i cili do të jetë në korrik”.
“Ka pasur inspektime të jashtëzakonshme dhe të gjeturat kanë dalë me rekomandime që disa lëshime me u rregullua”.
“Nuk është detyrë e inspektorit me raportua për këtë gjë. inspektori nuk ka pasur detyrë e as nuk ka pasur pyetje prej deputetëve”.
“Përmirësimi i njohurive të zyrtarëve për detyrat e tyre. Një nga e meta ka qenë plotësimi i njohurive”, ka thënë Xhelili.
Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj potencoi se kërkuan ndryshim të ligjit të AKI-së.Siç tha Rexhaj, Lëvizja Vetëvendosje nuk u pajtua as për ligjshmërinë e drejtorit pasi siç tha ai i njëjti ka bartur poste partiake.
“Duhet të ketë një perceptim të ri dhe hapje të ligjit pasi është aprovuar qysh moti. Duhet të ndryshohet dhe të ketë pajtim mes deputetëve e kjo duhet te arrihet për të mire të agjencisë”.
“Ne nuk jemi pajtuar për ligjshmërinë e tij dhe e drejtorit pasi kanë bartur poste partiake”, tha Rexhaj./eo/