Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi priti në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi me të cilin biseduan për vazhdimin e bashkëpunimit dhe zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara në mes Prishtinës dhe Tiranës.
Ministri Krasniqi falënderoi ambasadorin Minxhozi për vizitën dhe bashkëpunimin, duke vlerësuar ndihëm e shtetit shqiptarë për Republikën e Kosovës.
Ministri Krasniqi dhe ambasadori Minxhozi diskutuan edhe për sezonin turistik, dhe masat që duhet të respektohen për tu mbrojtur nga pandemia, duke u dakorduar që të kenë takime vazhdueshme që t’i eliminojnë të gjitha barrierat që mund të paraqiten në mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Ndërsa ambasadori e uroi ministrin Krasniqi për detyrën e re, duke i ofruar bashkëpunim dhe shprehi gatishmërinë e Republikës së Shqipërisë për ta përkrahur integrimin dhe zhvillimin ekonomik e politik të Republikës së Kosovës.
Po ashtu në takim u diskutua edhe rritja e qarkullimit të mallrave dhe prodhimeve në mes Kosovës dhe Shqipërisë, dhe lehtësirat që duhet të vazhdojnë që të rriten shkëmbimet tregtare.