Drejtori i një klinike në Qendrën Klinike Universitare ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus. Këtë e ka bërë të ditur për KOHËN, Basri Sejdiu, drejtor i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.
Ai nuk ka pranuar të japë më shumë detaje. Sot gjatë ditës, edhe një prokuror në Pejë rezultoi pozitiv, ndërkohë që dje, u konfirmua me infeksion kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati.