Eksperti gjerman: Po bëhet presion i jashtëzakonshëm për një marrëveshje të ndytë Kosovë -Serbi

Eksperti gjerman dhe njohësi i rrethanave në Ballkanin Perëndimor, Toby Vogel, ka thënë se tashmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të bëjnë presion të pa parë për t’u arritur një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë para zgjedhjeve të nëntorit në Amerikë.

“Lajm i keq për të gjithë ata që kanë shprehur interes të sinqertë për një marrëveshje afatgjate ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Presioni për arritjen e një marrëveshje të shpejtë dhe të pistë përpara nëntorit është shumë i madh”, ka shkruar Vogel.

I gjithë ky debat është nxitur nga gazetari amerikan, Casey Michel, i cili ka shkruar për dorëheqjen e Richard Grenellit, nga pozita e ambasadorit të SHBA’së në Gjerman i.

Reklama e sponzorizuar

Michel ka thënë se Grenell duket që ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat që ka mbajtur deri tani (Ushtrues detyre i Drejtorit të Agjencive të Inteligjencës, ambasador në Gjermani), vetëm për të shtyrë përpara një marrëveshje në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

“Duket se kjo ishte edhe arsyeja e vetme pse ai mbeti në pozitën e emisarit, duke dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat e tjera. Lajme të këqija mbi lajme të këqija”, ka shkruar gazetari amerikan Michel.

Toby Vogel, pjesë e DPC ditë më parë në një intervistë për REL kishte thënë se  SHBA-ja do marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që ta shpallë misionin e përfunduar dhe të tërheqë trupat nga Kosova. /Express/