Qeveria e Kosovës ka emëruar sot në pozitën e drejtorit të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, Bujar Ejupin.
Ky vendim është marrë me shumicë të votave, pas propozimin nga Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi.
Në emër të ministrisë propozoj që Qeveria të merr vendim për emërimin e drejtorit të përgjithshëm të Autoritetit të Aviacionit”, tha Abrashi.
Ai ka bërë të ditur se janë idenfikuar disa persona për këtë pozitë: Ersen Shileku, Petrit Mehmeti, Bujar Ejupi, Arianit Islami.
Bazuar në kualifikime unë rekomandoj që në këtë pozitë të emërohet z.Bujar Ejupi”, ka shtuar ai.