Evropa do aleancë globale për vaksinën kundër koronavirusit

Bashkimi Evropian ka kërkuar që liderët e shteteve të botës të pajtohen rreth blerjes së përbashkët të vaksinës kundër koronavirusit.

Blloku evropian po tenton të zbehë garën e dëmshme për vaksinën e shumëkërkuar.

Plani është strategji më e gjerë e BE-së për të siguruar doza të mjaftueshme për bllokun dhe për shtetet më të varfra të botës.

Reklama e sponzorizuar

Një samit botëror për vaksinën pritet të mbahet më 27 qershor.

Nën planin e BE-së, shtetet e pasura duhet të negociojnë me kompanitë farmaceutike dhe vaksinat duhet të rezervohen fillimisht për shtetet e dobëta.