Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka pranuar sot kontingjentin e tretë ndihmës nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, e cila në në tërësi kap vlerën e pesë milionë eurove.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në donacionin e sotëm përfshihen 10 autoambulanca, 100 shtretër dhe pajisje të tjera.
Në ceremoninë e dorëzim-pranimit, ishte edhe ministri i ri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
E drejtori i ShSKUK-së Basri Sejdiu, tha se këto 10 autoambulanca do të ndihmojnë në lehtësimin e punës së profesionistëve shëndetësorë.
Në donacionin e BE-së për Kosovën, ndër të tjera përfshihen edhe respiratorë e pajisje tjera për luftën kundër koronavirusit.
Në vazhdim do të ketë edhe kontingjente tjera të ndihmës, derisa të arrihet vlera prej pesë milionë eurove.