Gashi: Seanca mbahet të mërkurën, i kemi votat për Qeverinë

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për seancë në të cilën pritet të votohet Qeveria Hoti.

Ai ka thënë se seanca pritet të mbahet të mërkurën nga ora 11:00.

“Presim që ditën e mërkurë të kemi qeverinë e re. Presim që të jenë 64-65 deputetë që do të votojnë qeverinë”, ka thënë ai, raporton KOHA.

Reklama e sponzorizuar

Ai ka thënë se marrëveshjen me Listën Serbe do ta publikojë kryeministri i ardhshëm.