Gjermani, inflacioni në nivelin më të ulët që nga 2016-ta

Inflacioni vjetor në Gjermani ra në nivelin e tij më të ulët që nga viti 2016 duke u ngadalësuar me 0,6 % për të tretin muaj radhazi, njoftoi Zyra Federale e Statistikave (Destatis).

”Çmimet e konsumatorit në ekonominë më të madhe evropiane janë rritur me ritmin më të ngadaltë që nga shtatori 2016”, theksoi Destatis.

Shkalla e inflacionit buron kryesisht nga rënia e çmimeve të naftës, pas recesionit global të lidhur me koronavirusin.

Reklama e sponzorizuar

Banka Qendrore Evropiane synonte të mbante inflacionin nën 2% për vendet e zonës euro, por nuk e ka bërë një gjë të tillë që prej disa vitesh.