Gjykata Kushtetuese nuk ka lënë kurrfarë gjurme për debatin e mbajtur nga anëtarët e saj, në seancën e javës së shkuar, kur ka vendosur për Dekretin e presidentit Hashim Thaçi, me të cilin është bërë Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike mandatar për formimin e Qeverisë së re. Për pasojë, nuk dihet as nëse Aktgjykimi reflekton përmbajtjen e diskutimeve në seancë. Një burim i gazetës ka treguar se mungon procesverbali. Sipas tij, prej kohësh Gjykata e ka “fikur” Sistemin e Menaxhimit Elektronik të të Dhënave.
Gjykata Kushtetuese nuk ka lënë kurrfarë gjurme për debatin e mbajtur nga anëtarët e saj, në seancën e javës së shkuar, kur ka vendosur për Dekretin e presidentit Hashim Thaçi, me të cilin është bërë Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike mandatar për formimin e Qeverisë së re. Për pasojë, nuk dihet as nëse Aktgjykimi reflekton përmbajtjen e diskutimeve në seancë.
Një burim i gazetës ka treguar se mungon procesverbali, dhe ka argumentuar pse një i tillë do të duhej të ekzistonte.
“Është e pashembullt që një institucion i tillë mos të mbajë fare procesverbale”, ka thënë ky burim. “Ato janë me rëndësi, sepse aty shihet a ka vendosur vetë Gjykata apo dikush tjetër e ka shkruar vendimin, sepse procesverbali duhet të përputhet me vendimin e dhënë”.
Kur në fund të javës Kushtetuesja ka vendosur në këtë rast, ajo është shërbyer me normë jorelevante, u është referuar afateve çfarë nuk i përmban Kushtetuta dhe është bazuar edhe në dokumente që u kontestohet vërtetësia, gjatë misionit për t’ia dhënë vulën e kushtetutshmërisë Dekretit të presidentit Thaçi. Në shkallë të lartë, aktgjykimi përmbante arsyetimet e vetë kreut të shtetit.