Hoti: Me Serbinë nuk flasim për integritetin territorial

Kryeministri Avdullah Hoti, ka thënë se në dialogun me Serbinë nuk do të bisedojnë për integritetin territorial.

Ai në konferencë për media pas kthimit nga Brukseli ka thënë se ka koordinim të ngushtë ndërmjet Uashingtonit dhe qendrave evropiane.

“Sa i përket vizave është me interes që ka një mirëkuptim nga ana e komisionit dhe parlamentit se ne i kemi plotësuar kushtet. Janë tri vende që janë më skeptike por ne do të punojmë me to. Unë nuk do të jap datë për vizat sepse kjo nuk varet prej nesh. Në publik duken si takime te ndara. Nuk janë të ndara. Ka koordinim të ngushtë dhe të plotë ndërmjet Uashingtonit dhe qendrave evropiane. Nuk bisedojmë për integritetin territorial dhe sistemin unitar”, ka thënë ai.

Reklama e sponzorizuar

Hoti: Është në interesin tonë që dialogu të përmbyllet sa më shpejtë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se në të gjitha takimet që ka zhvilluar në Bruksel, theksoi se dialogu s’ka alternativë dhe se përmbyllja e këtij procesi, është në interes të Kosovës.

“Për dialogun, pavarësisht ndryshimeve mbesim të përkushtuar për dialogun sepse dialogu nuk ka alternativë. Këtë e kemi treguar në Bruksel. Është në interesin tonë që ky proces të përmbyllet sa më shpejtë. E kemi shtyrë vizitën në Washington, pas diskutimeve me Grenellin jemi dakorduar për një datë tjetër së shpejti. Agjenda mbetet e njëjtë që t’i jepet shtysë dialogut përmes një agjende ekonomike. Tani janë duke u bërë angazhimet për samitin e Parisit. Jemi të nderuar që kemi një fokus kaq të madh të presidentit francez dhe kancelares gjermane”, tha Hoti, raporton KOHA.

Hoti ka komentuar edhe propozim-aktakuzën ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe Kadri Veselit.

“Zhvillimet politike dhe ato të fundit që kanë ndodhur e kanë ndërruar pak dinamikën e qeverisë tonë pas dorëzimit të aktakuzës nga Specialja. Lufta çlirimtare është arritja më e madhe për të fituar pavarësi. Kjo luftë është e shenjtë dhe shpallja e pavarësisë e legjitimon luftën. Duhet ta respektojmë rezufimin e pafajësisë derisa nuk ka një vendim. Duhet të tregojmë maturi për të respektuar obligimet tona kushtetuese dhe ndërkombëtare”, tha Hoti.

Hoti: Ka mirëkuptim të plotë për nevojën e qytetarëve të Kosovës që të lëvizin lirshëm

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një konferencë për media ka njoftuar lidhur me takimet që ka pasur në Bruksel.

Ai ka thënë se tema që është diskutuar në të gjitha këto takime janë me interes vital, duke filluar nga liberalizimi i vizave.

Ai ka thënë se ka një mirëkuptim të plotë për nevojën që qytetarët të lëvizin lirshëm.

“Tash është obligim i joni që ti mirëmbajmë ato kritere që i kemi plotësuar për vizat Do të punojmë me secilin vend të BE-së për të treguar përkushtimin tonë për reformat. Çështja e dytë që kemi diskutuar është luftimi i pandemisë. Ne tash duhet të bëhemi gati për valën e dytë të pandemisë dhe do të bashkëpunojmë për të siguruar kapacitetet e nevojshme”, ka thënë ai.