Industria e kompanive ajrore llogarit në humbje deri 84 miliardë dollarë këtë vit

Kriza e koronavirusit do të çojë industrinë e kompanive ajrore drejt humbjeve rekorde vjetore prej 84 miliardë dollarë në vitin 2020.

Është viti më i keq në histori të aviacionit, ka njoftuar Asociacioni Ndërkombëtar i Transportit Ajror (IATA), shkruan agjencia Reuters.

Udhëtimet me anë të linjave ajrore pritet të rriten për 55 për qind në vitin 2021, nga një nivel më i ulët këtë vit, ndërsa do të jetë 29 për qind më e ulët sesa në vitin 2019, ka parashikuar IATA.

Reklama e sponzorizuar