Inspektori i AKI-së raporton sot në Komisionin e Kuvendit të Kosovës

Inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Burim Ramadani, do të raportojë sot në Komisioni Parlamentar për mikëqyrjen e AKI-së.

Ramadani do të raportojë në këtë komision lidhur me hetimin e pretendimeve që ish-ushtruesi i detyrës së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, ka lënë kasafortat me dokumente konfidenciale hapur.

Reklama e sponzorizuar

Kasaforta përmban dokumente shumë komplekse për sigurinë kombëtare. Po ashtu, pritet që në këtë raportim të flitet për sigurinë e përgjithshme në Kosovë.