Katari i dhuron Kosovës 6 respiratorë dhe 6.500 teste për COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka pranuar sot gjashtë respiratorë dhe 6.500 teste për COVID-19 si donacion nga Katari.

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka vlerësuar të rëndësishëm ndihmën, derisa ambasadori i Katarit në Tiranë, Ali Bin Hamad, ka thënë së po shpreson që Kosova të kalojë sa më lehtë këtë situatë me pandeminë.

Reklama e sponzorizuar

Donacioni është bërë nga organizata “Qatar Charity”, përcjell KP-ja.