Këngëtarë e pronarë restorantesh protestojnë para Qeverisë

Pronarë të restoranteve dhe këngëtarë të shumtë kanë protestuar sot para objektit të Qeverisë, me kërkesën për rihapjen e restoranteve dhe mbajtjen e dasmave.

Sipas tyre, me lehtësim të masave janë përfshirë të gjitha veprimtaritë tjera, e po ashtu edhe mbajtja e tubimeve të shumta, por jo edhe hapja e plotë e lokaleve për ahengje të ndryshme, raporton KP-ja.

Para fillimit të kësaj proteste, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka takuar komunitetin e artistëve, derisa i ka ftuar për takim në orën 12:00.

Reklama e sponzorizuar

Këngëtari Labinot Tahiri, në një prononcim për KP gjatë protestës, tha se “virusi është gënjeshtër dhe se këto masa po merren për t’i diskriminuar ata”.