Keqmenaxhimi i parasë publike: Ministria e Punës pagoi pensione për persona që marrin rrogë

Në vitin 2019, dhjetëra persona morën pensionin ani pse ende realizonin të ardhura personale. Pagesa të këtij lloji u kryen në një vlerë prej 124 mijë e 632 euro.

Krejt kjo sipas Auditorit kishte ndodhur nga pakujdësia dhe neglizhenca e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

“Përfitimi i pensioneve apo ndihmave sociale nga persona të cilët punojnë apo realizojnë të ardhura personale – Vlera e këtyre pagesave për vitin 2019 ishte 124,632€. Kjo kishte ndodhur për shkak të deklarimeve të mëvonshme që bëhen në ATK dhe që reflektohen në muajt përkatës, për të cilat nuk kishte informata në kohën kur ishin bërë krahasimet mujore nga ana e ministrisë”, thuhet në raportin e Auditorit për këtë ministri. /Buletini Ekonomik/

Reklama e sponzorizuar